Maqedoni

Një banor nga fshati Brailevë ka humbur jetën nga zjarri që e përfshiu shtëpinë e tij

16.01.2020 14:19

J.T (38) nga fshati Brailevë ka humbur jetën nga zjarri që dje e përfshiu shtëpinë e tij...

Siç kumtoi MPB-ja, rasti është denoncuar dje në mesditë, në ora 12:00.
 
Vdekjen e J.T e konstatoi mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Zjarri u shua, ndërsa u bë inspektim nga ana e prokurorit publik, si dhe nga ekipi inspektues të SPB Prilep.
 
Shkaqet për zjarrin nuk janë të cekur në Buletinin e sotëm të MPB-së./mia