Botë
Protesta pro-demokracisë në Hong Kong
01.10.2014 14:36
Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, prapa barrikadave të policisë janë duke bërë thirrje për dorëheqjen e liderit të rajonit, Leung Chun-ying...

Ata kanë bllokuar rrugët për ditë të tëra, duke kërkuar reforma demokratike, që do t’iu mundësonin votuesve të zgjidhnin udhëheqësin e Hong Kongut në zgjedhje direkte, më 2017.
Pekini ka vendosur muajin e kaluar që votuesit në Hong Kong të zgjedhin liderin e tyre, por kandidatët do të jenë të kufizuar në një listë që miratohet nga autoritetet kineze.
Protestuesit janë zotuar se do të zgjerojnë protestat derisa sa Leung të japë dorëheqje dhe udhëheqja kineze të vendosë për reforma të gjera zgjedhore.
