Maqedoni

Mizrahi në Demirkapi: Kushte çnjerëzore në institucionin special

16.01.2020 18:31

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, vizitoi Institucionin Special në Demir Kapi...

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, vizitoi Institucionin Special në Demir Kapi, ku konstatoi se kushtet ishin çnjerëzore, të cilat do të përpiqet t’i ndryshojë.
 
Nga njoftimet pompoze mund të them si vijon: në fillim të qeverisjes së LSDM-së, ky institucion kishte 227 pacientë me 41 përkujdesës. Kjo do të thotë se një kujdestar kujdeset për 6 pacientë çdo ditë. Misioni është i pamundur. Një pacient duhet të ketë një përkujdesës, deklaroi ministrja Mizrahi.