Botë

Sulmet në Iran, të plagosur 11 ushtarë amerikanë

17.01.2020 10:35

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak...

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se asnjë amerikan "nuk është dëmtuar" në incident.

Rreth 1 mijë e 500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar.

Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë, pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur. Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak, pasi një komandant i tij ushtarak është vrarë nga ShBA-ja më 3 janar.

Në adresimin e 8 janarit, Trump ka thënë se “asnjë amerikan ose irakian” nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar “dëme minimale”.