Botë
Dy persona humbën jetën në Kinë nga pneumonia misterioze virale
17.01.2020 11:13
Edhe një person humbi jetën nga pneumonia misterioze virale, e cila u paraqit në Kinën qendrore...

Edhe një person humbi jetën nga pneumonia misterioze virale, e cila u paraqit në Kinën qendrore, ndërsa bën pjesë në grupin e njëjtë si SARS, bënë të ditur autoritetet shëndetësore..
Në metropolin Vuhan, ku për herë të parë u zbulua sëmundja muajin e kaluar, humbi jetën një burrë 60-vjeçar, bëri të ditur komisioni komunal për higjienë dhe shëndetësi në ueb faqen e tij.
Para disa ditëve në Vuhan, si pasojë e sëmundjes së re misterioze, humbi jetën një pacient 61-vjeçar, i cili kishte kancer dhe sëmundje kronike në mëlçi.
Sipas informacioneve më të reja, në Kinë janë regjistruar të paktën 41 pacientë, në mesin e të cilëve pesë janë në gjendje serioze.
Siç bëjnë agjencitë e huaja, kjo pneumoni shkakton frikë nga paraqitja e sërishme e virusit ngjitës SARS (sindromi i rëndë respirator akut), prej të cilit në vitin 2002 dhe 2003 në Kinë dhe Hong-Kong humbën jetën 650 persona.
Krahas kësaj, dy raste të sëmura nga ky virus janë zbuluar në Tajlandë dhe Japoni, autoritetet e të cilave thonë se pacientët ishin në Vuhan para se të hospitalizoheshin./mia
