Botë
Pentagon: Gjatë sulmit iranian mbi bazën irakiane Al Asad janë lënduar 11 ushtarë amerikanë
17.01.2020 12:02
Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë janë lënduar gjatë sulmit iranian mbi bazën ushtarake Al Asad në Irak...

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë janë lënduar gjatë sulmit iranian mbi bazën ushtarake Al Asad në Irak, edhe pse Pentagoni paraprakisht pohoi se askush nuk është lënduar.
“Asnjë pjesëtarë i forcave amerikane nuk e ka humbur jetën në sulmin që ka ndodhur më 8 janar, disa mjekohen nga simptomat, tronditjet në tru nga shpërthimet dhe gjendja e tyre ende vlerësohet, kumtoi koalicioni ushtarak i kryesuar nga SHBA-ja, i cili në Irak dhe Siri lufton kundër Shtetit Islamik, njofton CNN.
Ushtarët e lënduar nga baza në Irak janë transferuar në Qendrën mjekësore rajonale Landshtul në Gjermani, për shkak të analizave të mëtutjeshme dhe pritet të kthehen në detyrë kur do të shpallen të aftë.
Një përfaqësues i armatës amerikane për CNN deklaroi se gjatë sulmit, të kryer në shenjë hakmarrje për shkak të vrasjes së gjeneralit iranian Kasil Sulejmani, janë lënduar 11 ushtarë.
Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper javën e kaluar deklaroi se sipas vlerësimeve fillestare, gjatë sulmit mbi bazat ushtarake në Irak, ku janë stacionuar ushtarët amerikanë është shkaktuar vetëm dëm material./mia
