Maqedoni

Merkel- Plenkoviq, optimistë për Samitin e majit. “RMV dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat”

17.01.2020 13:03

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në pres konferencë pas takimit në Berlin...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në pres konferencë pas takimit në Berlin u shprehën optimistë duke shpresuar se do të ketë ndryshime dhe përparim në hapjen e bisedimeve të RMV-së dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian në Samitin e majit, që do të zhvillohet në Zagreb. Derisa nuk arritëm pajtueshmëri gjatë mbledhjes së Këshillit në dhjetor, tani është koha të shohim nëse mund të bëjmë diçka në mbledhjen e marsit, nënvizoi Merkel.
 
“Vlerësoj që Shqipëria dhe RMV i takojnë grupit të njëjtë. Kemi Serbinë dhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe në fund i kemi Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën ku kemi situatë tjetër. Për këtë shkak, mendoj se deri sa jemi fer të dy vendet duhet të fillojnë negociatat. Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet në Zagreb, është ngjarje e rëndësishme dhe nëse hapen bisedimet me Shkupin dhe Tiranën, ky do të jetë një sinjal i rëndësishëm.”,- deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
 
“Për ne është në veçanti me rëndësi t’i japim BE-së përgjegjësi për vendet tona fqinje, shtetet e Evropës Juglindore. Për këtë vendosëm Samiti i Zagrebit më 6 dhe 7 maj të jetë samit i cili do të paraqesë perspektivë reale në marrëdhëniet e ardhshme në dekadën që është para nesh. Të ketë karakter politik ku këto vende me metodologji të freskuar në procesin e negociatave gradualisht t’i përgatisë për kyçje në mënyrë që saktë do të dihet dinamika dhe kriteret për përafrimin e tyre me Unionin.”,- theksoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
 
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të pranohen në pako të përbashkët për fillimin e negociatave me BE-në, e më pas gjatë rrugëtimit të tyre të marrin kahje të ndryshme, nënvizuan Merkel dhe Plenkoviq, ku u diskutuan edhe çështje tjera të rëndësishme si dhe strategjia e udhëheqjes me BE-në, duke marrë parasysh se Kroacia do të jetë kryesuese deri në gjysmën e parë të vitit, të cilën e pason Gjermania deri në fund të vitit.  
 
LEUNORA KALIQI