Botë

Trump shënon fitore legjislative, marrëveshja tregtare ShBA-Meksikë-Kanada

17.01.2020 13:21

Senati amerikan miratoi marrëveshjen tregtare mes ShBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, pavarësisht kundërshtimit të disa demokratëve...

Kalimi i paktit është një fitore legjislative për Trumpin përpara gjyqit të tij. Kjo marrëveshje është nënshkruar që në vitin 2018 nga përfaqësuesit e tre vendeve dhe u zgjodh në Kongres.

Ajo kaloi Senatin me 89 vota dhe disa kundër. Marrëveshja do të zëvendësojë atë të vitit 1994, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, një marrëveshje që u kritikua gjerësisht në vitet 90' për lejimin e prodhuesve amerikanë të transportojnë prodhimin në Meksikë.

Në të përfshihen rregulla të reja për prodhimin e automjeteve, tregtinë elektronike si dhe lidhur me fuqinë punëtore. Marrëveshja ka nevojë tashmë vetëm për firmën e presidentit Trump për t'u nënshkruar në ligj.