Konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit Mbikqyrës të RTVM-së

17.01.2020 13:23

 

Në bazë të nenit 124 pika 1 alinea 4 e Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audovizuale (gazeta Zyrtare e RM-së, nr.184/13;13/14; 44/14; 101/14;1 132/14; 132/17, 168/18; 247/18 dhe 27/19) dhe neni 39 pika 1 nga Statuti  i NP RTM, Këshilli  Programor  i RTVM-së në mbledhjen e 104 të mbajtur më datë 16.01.2020 solli   

VENDIM

për shpallje të konkursit  për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit Mbikqyrës të RTVM-së

 

  1. Të shpallet konkurs  për zgjedhjen e 7(shtatë) anëtarëve  të këshillit Mbikqyrës  të RTM-së, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në Ligjin për shërbime madiatike  audio dhe audiovizuale dhe Statutit  të NP RTM-së.

 

  1. Anëtarët e këshillit Mbikqyrës  të RTM-së, zgjedhenpër periudhë 5 (pesë) vjet me të drejtë  për  rizgjedhje të sërishme.

 

  1. Kandidatët e interesuar për konkurim duhet ti plotësojnë kushtet si vijon: 

         - Të jenë shtatas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

         - Të kenë  shkollim të lartë;

          -Të kenë njohuri dhe së paku 5( pesë) vjet përvojë pune në sferën e punës financiare dhe kontabilizmit;

 

  1. Kandidatët  në konkursin publik  përveç Fletëparaqitjes  duhet të dorëzojnë:

-Vërtetim për nënshtetësi;

            - Diplomë  që ka kryer shkollim të lartë;

            - Biografi të shkurtër;

            - Vërtetim për pesë vjet përvojë pune në sferën e punës financiare dhe kontabilizmit;

 

  1. Kandidatët për anëtarë të këshillit Mbikqyrës të RTM-së dorëzojnë Fletëparaqitje për konkursin sëbashku me dëshmitë adekuate për plotësimin e kushteve të kërkuara, në zarf të mbyllur me shenjë (për pjesëmarrje  në konkursin për këshillin Mbikqyrës  të RTM-së). 

 

  1. Konkursi të shpallet  në programet e RTM-së dhe në WEB faqen e RTM-së.

 

  1. Konkursi zgjatë 15 ditë  përllogaritur nga dita e publikimit në programet e RTM-së.

          Ekzemplarë nga Vendimi të dorëzohet deri te:

            - Drejtori i RTM-së,

            - Servisi i Parë dhe i Dytë programor i TVM-së,

            - Sektori  për punë juridike dhe i resurseve njerëzore i RTM-së,

            - Reparti për mbështetje teknike dhe profesionale,

            - Arkivi i RTM-së.

 

                                 Këshilli programor i NP RTM-së

         Prof. Dr.Smilka Janevska Sarkanjac

                                                                                                                                                                                                                                                                                                 kryetare