Maqedoni

Ulet numri i të papunëve, prezantohet plani operativ për punësim për vitin 2020

17.01.2020 15:39

Implementimi i planit operativ për punësim mundëson zvogëlimin e përqindjes së papunësisë....

Implementimi i planit operativ për punësim mundëson zvogëlimin e përqindjes së papunësisë në vend dhe sipas statistikave të fundit kjo shifër është 17,1%, tha zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska, ku prezantoi rezultatet e zbatimit të planit operativ për programet dhe masat për punësim gjatë vitit 2019.
 
“59.600 persona në vend janë punësuar gjatë dy viteve e gjysmë. Në vitin 2019, buxheti i RVM-së ndau rekord 1.3 miliardë denarë, që është 84 për qind më shumë sesa në vitin 2016 kur buxheti i përgjithshëm për masat operative për punësimin ishte 707 milion denarë. Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rritjen e punësimeve, por është gjithashtu një mundësi për të mbështetur drejtpërdrejt formimin e kompanive të reja të cilat më tej duhet të hapin vende të reja pune.”,- tha zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Mila Carovska.
 
Nga Agjencia për Punësim thonë se realizimi i të dhënave të këtilla ka të bëjë me punën ekipore, duke përfshirë të gjithë institucionet kompetente.
 
“Me subvencionimin e pagave, u hapën 1.383 vende të reja pune. Mbështetja për punësimin dhe rritja për subjektet juridike kontribuuan në hapjen e 621 vendeve të reja të punës. Nga ne, kompanitë përkatësisht punëdhënësit, kërkojnë më tepër  trajnim parakualifikues dhe gjatë kualifikimit dhe ne si masë aktive e realizuam me sukses. Janë realizuar trajnime për 22 profesione dhe janë kryer 55 trajnime në të gjithë territorin e vendit.”,- theksoi Biliana Jovanovska nga Agjencia për Punësim.
 
Jovanovska njoftoi se ka pasur trajnime të ndryshme për të gjitha profesionet dhe artizanalet, të cilat kanë dalë si kërkesa nga ana e punëdhënësve për nevojat e tregut të punës.
 
REJHANE BUSHI METAJ