Maqedoni

Ligji për Lustrim, OJQ: Ligji të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit

17.01.2020 16:14

Ligji për Anulimin e Pasojave të Procesit të Lustrimit duhet të miratohet përpara se të shpërndahet Kuvendi...

Ligji për Anulimin e Pasojave të Procesit të Lustrimit duhet të miratohet përpara se të shpërndahet Kuvendi, kërkojnë organizatat joqeveritare. Përfaqësuesja e Grupit “Bluprint”, Sibel Ahmet, në një apel drejtuar deputetëve, thotë se sipas Strategjisë së Reformës në Gjyqësor, qeveria është zotuar të rregullojë pasojat e dëmshme të procesit të lustrimit deri në vitin 2017, por deri më tani nuk ka ndodhur. 
 
“E mbështesim këtë ligj dhe vlerësojmë se duhet urgjentisht të lirohet nga ngërçi i Kuvendit dhe të sillet para se Kuvendi të shpërbëhet. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për proces që ishte njollë e zezë në shoqërinë tonë demokratike dhe ishte i shfrytëzuar për hakmarrje politike të regjimit të asaj kohe.”,- deklaroi Sibel Ahmet nga Grupi “Bluprint”.
 
Shteti duhet të kompensojë të gjithë ata që ishin viktima të procesit të lustracionit, sepse vetë u angazhua për këtë, thonë nga koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejt", të cilët janë pjesë e Grupit “Bluprin” të organizatave të shoqërisë civile për reforma në drejtësi. Përndryshe, seanca e fundit e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet me Komunitetet, e udhëhequr nga deputeti, Aleksandar Kiracoski, ku duhej të diskutohej për dispozitat e këtij ligji, nuk u zhvillua. Deputetët e VMRO–DPMNE–së kërkuan që ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, të marrë pjesë në seancë dhe të shpjegojë projekt-ligjin. 
 
SANIJE DURAKU