Maqedoni

U vodh Banka NLB në Gjorçe Petrov

17.01.2020 18:22

Mëngjesin e sotëm në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, persona të armatosur kanë sulmuar dhe vjedhur ekspoziturën e Bankës NLB....

Sipas shpjegimeve të disa personave ku familjarët e tyre kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin e grabitjes, thonë se të pranishmit në Bankë, duke i përfshirë edhe punonjësit, kanë qenë të detyruar që për disa minuta të qëndrojnë të shtrirë në tokë, me fytyrë nga toka. Sipas informatave të cilat kanë ardhur nga organet e rendit dhe nga dëshmitarët okularë, thuhet se grabitësit pas vjedhjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit OPEL.
 
“Isha afër në një dyqan, ndërsa gruaja ishte në bankë për të paguar disa fatura, dhe më treguan se kanë qenë të detyruar që të qëndrojnë për 10 minuta me fytyrë në tokë, pas disa minutash i kishin marrë të hollat dhe ishin larguar me një veturë të tipit OPEL.”,- tha një qytetar.
 
“Nuk di asgjë, vetëm dëgjuam pohime nga qytetarë se e kanë grabitur bankën.”,- u shpreh një qytetar.
 
“Kur erdhëm pamë se kishte ende polici këtu, por çka kishte ndodhur nuk e di, vetëm pamë se e gjithë grabitja kishte përfunduar dhe u panë vetëm policët.”,- theksoi një qytetar.
 
Nga Banka NLB njoftojnë se të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe punëtorët, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur kurrfarë lëndime fizike. Po ashtu nga banka në fjalë kanë informuar se udhëheqësit e bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me dëshmitarët e ngjarjes dhe se mirëqenia e tyre është prioritet për bankën, duke mos theksuar edhe shumën e vjedhur.  
 
FITIM KRYEZIU