Maqedoni

Administrata publike, Mançevskiqë shkojnë në sektorin privat

17.01.2020 18:39

Qeveria me kompensim do të përpiqet të bindë administratën publike të kalojë në sektorin privat....

Atyre punonjësve që me dëshirën e tyre do të largohen nga sektori publik do t’u ofrohet kompensim tërheqës. Përveç kompensimit do të ketë edhe katër oferta të tjera thotë ministri I Administratës Damjan Mançevski. Për momentin në administratë të punësuar janë rreth 130 mijë persona. Për atë sesa prej tyre janë tepricë, ende nuk ka ndonjë përgjigje nga autoritetet. Analizën e parë për atë sesi do bëhet riorganizimi i administratës, Mançevski e paralajmëroi për muajin e ardhshëm.

“Bartja e të punësuarve nga sektori publik në atë privat, me kusht që kompania private të ofrojë rrogë më të lartë ndërsa kontributet t’i paguaj shteti në periudhë të caktuar kohore. Rikualifikim në bazë të nevojave të tregut të punës në sektorin privat, me çka shteti do ta paguajë rikualifikimin. Rikualifikim për nevoja të brendshme, përkatësisht kuadro që mungojnë në vet administrate dhe partneritet publiko- privat”, tha Damjan Mançevski, ministër i Administrates.