Siri, 13 mijë civilë zhvendosen në kufirin me Turqinë
Rreth 13 mijë civilë janë zhvendosur në dy ditët e fundit në afërsi të kufirit me Turqinë...

Rreth 13 mijë civilë janë zhvendosur në dy ditët e fundit në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve intensive nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij.
Sipas informacioneve të marra nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, që përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, mësohet se si pasojë e sulmeve të kryera edhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara.
Për shkak të sulmeve të kryera në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi 12, 884 civilë.
Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.
