Trump, udhëheqësi suprem i Iranit të bëj kujdes me fjalët
18.01.2020 13:02
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ....

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei që të tregohet shumë i kujdesshëm për ato që thotë, pasi Khamenei kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara në një predikim të lutjeve të së Premtes në Teheran.
“I ashtuquajturi Drejtuesi Suprem i Iranit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë aq Suprem, kishte disa gjëra të këqija për të thënë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën,” shkroi Trump në një postim në Tëitter. “Ekonomia e tyre po bie dhe njerëzit e tyre po vuajnë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij! “ thekson Trump.
