Kumanovë, aksion për strehimin e qenëve endacak

18.01.2020 13:57

Në bashkëpunim të qendrës veterinare “Todor Vellkov”.....

Në bashkëpunim të qendrës veterinare “Todor Vellkov”, inspektoratit të Kumanovës dhe shoqatave për kujdesin e kafshëve në Kumanovë u organizua një aksion për kapjen dhe strehimin e qenëve endacak.

“Është ky tender për aksionin e kapjes e pas kontrollimit të mjekut nga Qendra e veterinarisë edhe strehimin e qenëve endacak. Më pas qenët endacak trajtohen konform ligjeve për mbrojtjen e kafshëve që nënkupton vaksinimin, sterilizimin, dhe vënien e çipeve. Nga përvoja e vitetve të kaluara edhe këtë here presim numër të madh të strehimit të qenëve”, theksoi Todor Tanevski nga Komuna e Kumanovës.

“Pa marrë parasyshë se është qen, mace apo kafsh tjetër, ajo është e lidhur për njeriun dhe është mëkat të hidhet në rrugë. Apeloj tek qytetarët që ti vaksinojnë dhe sterilizojnë qent e tyre dhe të mos hidhen në rrugë menjëher pas lindjes së tyre”, shtoi mes tjerash një vullnetare për mbrojtjen e qenëve.

Qytetarët gjithësesi përshëndesin aksionin për kapjen dhe strehimin e qenëve endacak pasiqë sic thonë ata paraqesin rrezik për ta.

“Qentë endacak janë të rrezikshëm. Janë qenë të rrugës, nuk janë të askujt, andaj edhe paraqesin rrezik për qytetarët”, tha një qytetar i Kumanovës.

“Unë këtu jam rritur, jam 82 vjeç. Qeni ruhet në katund, me dhenë me kafshë po jo në qytet”, tha një qytetar i Kumanovës.

Nga komuna e Kumanovës thonë se edhe për kundër faktit se në rajonin e kësaj komune me kamion nga komunat fqinje sillen qenë endacak, megjithatë gjatë gjashtë muajve të fundit është arritur të strehohen 250 qenë. (Fatlum Aqifi, TVM2)