Pr/ligji për shfuqizim të lustrimit, Luma: Shfuqizimi i ligjit paraqet precencë juridike
Aktualizimi i çështjes për shfuqizimin e ligjit për lustrim....

Aktualizimi i çështjes për shfuqizimin e ligjit për lustrim ngjan më shumë si tentim për të fituar poena politik dhe bërje fushatë, sesa nevojë e vërtetë.
Ish Zv/ kryetari i komisionit për Verifikimin e Fakteve Hasan Luma, në “Intervistën Javore për TVM-2 per hapjen e një çështje të tillë në këtë periudhë nuk sheh arsyetim tjetër logjik.
Është i prerë në mendimin se çdo tentim për të shfuqizuar ligjin për lustrim do të jetë padyshim presedan juridik.
“Ky ligj nëse e kanë pasur seriozisht kanë mundur të anulohet shumë më herët apo të lihet pas zgjedhjeve parlamentare, sepse tash edhe kohë realisht nuk ka, mirëpo mbi gjitha ma merr mendja mua personalisht se është në vazhdën e një fushate parazgjedhore, me siguri eminencat e ndryshme të cilat janë përfshirë a po kanë lidhëshmëri me persona të cilat i ka tanguar apo i ka prekur ligji për lustrim, tani lobojnë nëpër strukturat partiake që të anulohet ky ligj sepse logjik tjetër nuk besoj se mund të ketë“ – u shpreh ish Zv. kryetari i Komisionit për Verifikimin e Fakteve, Hasan Luma.
Pr/ligji për shfuqizim të lustrimit, Luma: Komisioni ka punuar me profesionalizëm
Luma nuk sheh se do të ketë vullnet dhe konsenzus të gjërë politik për të miratuar propozim ligjin për shfuqizimin e lustrimit, pasi që të gjithë janë të vetëdijshëm për dëmet dhe pasojat që janë bërë ndër vite me spiunazh.
Luma bind se anëtarët e komisionit kanë marrë vendime kryekput në bazë dokumentëve dhe raporteve zyrtare dhe nuk është bërë asnjë lëshim.
“Komisioni për lustrim nuk i ka prodhuar bashkëpuntorët, i ka prodhuar sistemin ai i 45 tave. Ato urdhënësitë e shkeljeve të drejtave të njeriut të lirisë, demokracisë, organizimit politik bindjeve, prirjeve tyre nacionale dhe fetare etj, nuk I ka prodhuar Komisioni për Verifiimin e Fakteve,nëse fshihen të gjithë kjo punë e komisionit për lustrim, fshihen gjithë ajo periudh 45 vjeçare e veprimit një partiak në Maqedoni. Nëse anulohet ky ligj atëherë d.m.th nuk ka egzistu Memet Riza Gega, Rafi Alili, Rahim Neziri, të ketë më qartë publiku Adem Demaçi nuk e kanë burgosur për shkak të dhunës e kanë burgosur bahskëpuntorët për shkak të veprimeve të tij politike, gjithë ato njerëz të cilat kanë dhënë urdhëra janë njerëz të cilat nuk i ka prodhuar Komisioni për Lustrim, ose Goli Otok, është prodhimi i politikës ose Idrizova, nuk është prodhim i Komisionit për Lustrim, por është i politikës” – deklaroi Luma.
Pr/ligji për shfuqizim të lustrimit, Luma: Të dëmshpërblhen familjarët e të përndjekurve
Është koha e duhur, shton Luma që shteti të mendoj seriozisht për dëmshpërblimin e familjarëve e të përndjekurëve politik pa marrë parasysh përkatësinë etnike.
“Mundet politika të prodhoj gjithçka, mirëpo shtrohet çështja e palës tjetër a janë të rehabilituar dhe konpensuar ish të burgosurit politik, nuk është me rëndësi përkatësia etnike, qofshin ato maqedon, turk, shqiptarë etj etj. Ku është kjo kaktkegori e njerëzëve” – përfundoi Luma.
Lustrimi filloi në vitin 2009, atëherë kur edhe u formua Komisioni për Verifikimin e fakteve, ndërsa u ndërprerë në vitin 2015. Shifra e atyre që e kanë kaluar procesin e lustrimit supozohet të jetë me mijëra, por e atyre që janë shpallur si bashkëpunëtorë janë rreth 200.
Tani me propozim-ligjin e ri për shpallje të pavlefshëmërisë dhe shkatërrim të akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim hapen rrugët që të lustruarit e deritanishëm të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti, shton Luma. (Rexhep Qamili, TVM2)
