Funksionimi i qeverisë teknike, Arsovski: Përplasjet s’do ndikojnë në procesin zgjedhor
Përplasjet brenda qeverisë teknike s’do ndikojnë në realizimin e zgjedhjeve fer....

Përplasjet brenda qeverisë teknike s’do ndikojnë në realizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Analisti politik Petar Arsovski konsideron se konfrontimet midis ministrave teknik me paraardhësit e tyre janë pjesë e folklorit partiak, i cili do të ndikojë vetëm në imazhin e partisë por jo edhe në dëmtimin e procesit zgjedhor.
“Përplasjet midis ministrave teknik dhe ministrave paraprak janë pjesë e folklorit politik pasiqë dy qeveritë e shohin qeverinë teknike si platformë për marketingun e tyre politik. Kjo më shumë do të dëmtonte imazhin e partive politike se sa do të ndikojnë në zgjedhjet fer dhe demokratike. Sa i përket kësaj çështje nuk kemi indikacione se duhet të brengosemi. Unë jam optimist se zgjedhjet do të jenë në rregull ndërkaq folklori që do të zhvillohet midis dy partive është diçka tjetër dhe s’do ndikojë në zgjedhjet por në imazhin e tyre.” – tha analisti politik, Petar Arsovski.
Modeli zgjedhor, Arsovski: Edhe një përpjekje për 1 njësi zgjedhore
Rivaliteti midis dy partive maqedonase pritet të ashpërsohet në ditën e zgjedhjeve të 12 prillit. Sipas Arsovskit përfaqësimi sa më i madh i opozitës shqiptare në paralmentin e ardhshëm varet nga koalicionimet parazgjedhore si dhe ndërimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore.
Arsovski thotë se do të ketë edhe një përpjekje për ndërimin e modelit zgjedhor.
“Ka një trysni nga faktori ndërkombëtarë në prag të samitit të europës më 26 dhe 27 mars, që disa projekte ligjore të përmbyllen deri atëherë, gjegjësisht të vehet një kordinim midis partive që të kalojnë disa projekte. Për bashkësinë ndërkombëtare më me rëndësi është ligji për prokurori publike, por kjo jep mundësinë që më shumë projkete të nisura ligjore të përmbyllen. Andaj ekziston mundësia që edhe kodi zgjedhor të hyjë në këtë pako.” – shprehet Arsovski.
Sipas Arsovskit kalimi në një njësi zgjedhore është më i rëndësishëm se listat e hapura për ekzistimin e partive më të vogla në skenën politike dhe demokratizimin e shtetit. Veçmë ekzistojnë njësi zgjedhore të cilat midis veti dallojnë për më shumë se 5% në grumbullimin e votave. Nëse nuk bashkohen njësitë, vota e një qytetari do të vazhdojë të peshojë më shumë në një njësi se sa në një tjetër.
Listat e hapura shikohen si një projket më i komplikuar për t’u realizuar në zgjedhjet e 12 prillit. (Meral Ismaili, TVM2)
