Somali, vriten dy punëtorë turq

18.01.2020 21:34

Të paktën dy persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur...

Të paktën dy persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës me bombë, që ndodhi në kryeqytetin e Somalisë.

Siç njoftuan autoritetet, sulmi ndodhi në afërsi të një kantieri ndërtimi përgjatë një autostrade jashtë kryeqytetit Mogadishu. Gjashtë shtetas turq janë nëmesin e të lënduarve.

Policia somaleze tha se punëtorët ndërtimorë turq, ishin duke punuar, në momentin kur shpërtheu bomba.

Shumica e viktimave ishin policë, të cilët po ruanin vendin ku punëtorët turq po punonin në ndërtimin e autostradës ndërmjet Mogadishut dhe qytetit Afgoye. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist al-Shabab.