Besimtarët ortodoks sot festojnë ujin e bekuar
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën Uji i Bekuar....

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën Uji i Bekuar, që lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga Shën Xhoni, i cili prej atëherë quhet edhe Pagëzuesi.
Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë. Tradicionalisht, në lumenjtë hidhen kryqe, ndërsa ai që do ta kapë Kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë tërë vitit.
Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshëm.
Më masovike festa si yakonisht është në Shkup ku kryqi hidhet në lumin Vardar dhe në Ohër.
Në Shkup janë paraqitur 140 qytetarë për pjesëmarrje në manifestimin “Uji i bekuar 2020”, ndërsa arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do ta hedhë kryqin nga ura mbi lumin Vardar afër hotelit “Holidej In”.
