Bejrut, protestuesit përleshen me policinë, 150 të lënduar
Mbi 150 persona janë lënduar në protestat anti qeveritare në Bejrut....

Mbi 150 persona janë lënduar në protestat anti qeveritare në Bejrut, pasi forcat e sigurisë libaneze kanë përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit në afërsi të kuvendit.
Presidenti i Libanit Michel Aoun i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe forcave të sigurisë që të rivendosin qetësinë në Bejrutit.
Presidenti poashtu u kërkoi forcave të sigurisë “të garantojnë sigurinë për protestuesit paqësore e të pronave publike e private si dhe të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutin”, thuhej në një njoftim të zyrës së presidentit.
Një kamp me tenda i krijuar nga protestuesit në qendër të Bejrutit u përfshi nga zjarri të shtunën në mbrëmje, ndërsa forcat e sigurisë u përplasën me protestuesit pranë parlamentit.
Nuk dihet ende se çfarë mund jetë bërë shkak për zjarrin. Forcat e Sigurisë i mohuan disa njoftime në media se ishin punonjës të tyre që i kishin vënë zjarrin kampit.
Aktivistët e kanë ngritur kampin gjatë muajve të fundit si pjesë e protesta kundër një klase politike që ka zhytur vendin në një prej krizave më të rëndë ekonomike ndër dekada.
