Paris, policia përleshet me protestuesit, 59 të arrestuar

19.01.2020 13:37

Policia franceze ka arrestuar 59 persona...

Policia franceze ka arrestuar 59 persona gjatë përleshjeve me pjestarët e lëvizjes së Jelek verdhëve, të cilët protestojnë kundër presidentit Makron.

Policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe shok bomba, deris aprotestuesit kanë hedhur gurë dhe gjësende tjera të forta kundër policisë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Gazetari Taha Bouhafs pasi ai në rrjetet sociale postoi se presidenti francez Emmanuel Macron ndodhej në një teatër në Paris, ku më pas u tubuan dhjetëra protestues, raportojnë mediat franceze. “Ndodhem në tetarin ‘Bouffes du Nord’.

Tri radhë pas presidentit të Francës. Disa protestues janë këtu dhe po i ftojnë të gjithë këtu. Përgatitjet janë duke u zhvilluar. Sonte mund të ketë ndonjë ngjarje”, shkroi gazetari Bouhafs.

Një grup protestuesish më pas u mblodhën para teatrit ndërsa forcat franceze të sigurisë evakuuan presidentin Macron nga teatri për shkak të tentativës së protestuesve antiqeveritarë për të hyrë brenda.

Plani i shpallur i qeverisë për reformën e pensioneve në Francë ka shkaktuar protesta dhe greva që nga 5 dhjetori i vitit të kaluar.