Hong Kong, protesta kundër partisë komuniste të Kinës

19.01.2020 14:25

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Hong Kongut...

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Hong Kongut, duke bërë thirrje për bojkotimin e Partisë Komuniste të Kinës dhe duke kërkuar reforma në sistemin zgjedhor.

Disa prej protestuesit kanë veshur rroba me ngjyrë të zezë dhe kanë vendosur maska në fytyrë. Ata mbanin në duar pano me mbishkrime si “Liri për Hong Kongun” ndërsa protestuesit bartin e edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Autoritetet kanë dhënë leje për protestën. Protestat masive në Hong Kong kanë nisur në verën e vitit të kaluar, pas një projektligji për ekstradim, i cili më pas u tërhoq nga autoritetet.