Samiti i Zagrebit, analistët: Data jepet në samitin e rregullt

19.01.2020 16:20

Shancet për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në në samitin e Zagrebit...

Shancet për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në në samitin e Zagrebit janë minimale por sinjalet e qarta për vendet që do të marrin datë do të jepen.

Sipas profesorit universitar Mersel Bilalli ajo që është e rëndsishme është se BE duhet të merr garanca se pavarsisht kush mund të merr pushtetin në zgjedhjet e prillit marrëveshjet me fqinjët nuk do të preken.

“Nëse BE nuk kanë garanca të forta se opozita nëse e merr pushtetin nuk do ti prek marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë atëhere mendoj se do të mbetemi në samitin e rregullt por nëse nuk ka garanca të tilla, a siç e dijmë bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë sidomos në marrëveshjen me Greqinë atëherë gjithçka është e mundshme edhe pse mundësia reale është në nivel shumë të ulët” – tha profesori universitar, Mersel Bilalli.

Edhe ish diplomati Nano Ruzhin vlerëson se vetë metodologjia e re e BE-së parasheh datë për vendet meritore që kanë kryer detyrat.

“Me një optimizëm mesatar mund të them se të paktën do të marrim sinjale të forta rreth hapjes së negociatave edhe pse realisht këtë duhet ta presim në samitin e rregullt. Datë për fillim të bisedimeve pritet për dy vendet, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Problemet e dy vendeve janë të ndryshme por edhe vetë metodologjia e re ka zgjidhje për problemet e dyja shteteve” – u shpreh ish diplomati, Nano Ruzhin.

Ruzhin theksoi se kapitujt 23/24 kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës andaj porositi pushtetin dhe opozitën ti tejkalojn mosmarrëveshjet për të arritur pajtim për ligjin e ri të Prokurorisë publike.

Nevojën për miratimin e ligjit pë PP e porositi edhe eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji që gjatë javës së kaluar vizitoi Maqedoninë e Veriut. (Zekirja Mexhiti, TVM2)