Ligji i ri për pagat, a respektohet ligji i ri nga punëdhënësit privat
Me fillimin e vitit të ri filloi edhe obligimi i ri ligjor....

Me fillimin e vitit të ri filloi edhe obligimi i ri ligjor për punëdhënësit në sektorin privat. Këtë muaj të gjithë të punësuarit e sektorit privat rrogën e muajit dhjetor duhej të kishin marrë me rritje 2 mijë denarë me shumë se rroga paraprake, gjëgjësisht 14.500 denarë.
Të anketuarit e TVM2 thonë se punëdhënësit respektojnë obligmin ligjor, por druajnë se disa punëdhënës mund që mjetet shtesë tua kërkojnë për ti kthyer.
“Të themi se respektohet ligji për rrogën minimale në sektorin publik mendoj që respektohet por në atë privat kam ndëgjuar që nuk respektohet”.
“Në sektorin privat kam ndëgjuar vetëm për atë që k 15 ua kërkojnë mbrapshtë”.
“Momentalisht paratë i marrim në dorë, në çdo firmë private po ekzistojnë dallavere është bërë jeta e veshirë, janë duke u friguar mos ti përzënë nga puna”
“ Mendoj që nuk respektohet ligji për rrogën minimale ju japin para por u kërkojnë një shumë të caktuar mbrapsht. Në kompani ku punoj unë jo, por ka raste kur ndodh kjo gjë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Nga Inspektorati Shtetëror i Punës i cili është kompetent për ti shqyrtuar ankesat e qytetarëve ndaj punëdhënësve të cilët nuk e respektojnë ligjin e ri për pagën minimale, edhe përkundër insistimit tone, deri në këto momente që po raportojmë nuk na dhanë informacione zyrtare lidhur me numrin e parashtruar të ankesave, madje as për inspektimet e bëra në terren tek sektori privat.
Ato kompani të cilat nuk do të mund ta paguajnë pagën minimale të garantuar, do të ketë opcion që të mund t’i shfrytëzojnë edhe mundësitë e ofruara me Ligjin për subvencionimim e pagave, i cili akoma është në procedurë parlamentare dhe pritet të hyjë në fuqi në muajin nëntor.
Gjithësej 44.940 punëtorë morën pagë më të lartë në muajin e parë të zbatimit të masës së subvencionimit të kontributeve. Rroga minimale me ligjin e ri arrrin ne 14 mijë e 500 denarë.
Të përkujtojmë se partia maqedonase në pushtet LSDM disa here brenda mandatit të saj qeverisës është shprehur optimiste se do ta përmbushë premtimin e dhënë që rroga minimale të arrijë në 16 mijë denarë, respektivisht rroga mesatare në shtet të jetë 30 mijë denarë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
