Kodra e Diellit, ende nuk ka filluar sezoni dimëror

19.01.2020 17:25

Edhe pse tani më duhet të fillonte sezoni i dimërit në qendrën turisike Kodra e Diellit....

Edhe pse tani më duhet të fillonte sezoni i  dimërit në qendrën turisike Kodra e Diellit, ende zyrtarisht nuk ka filluar me arsyetimin se nuk ka borë të mjaftueshme.

Ndërkohë edhe ky zeson këtë qendrë turistike e gjen me infrastrukturë të shkatëruar, pa kanalizime, pa parkingje dhe pa ndërtimin e shtigjeve për skijim. E vetmja punë që është bërë, është asfaltimi i rrugës nga qyteti në Kodrën e Diellit.  

Qytetarët kërkojnë që në Kodrën e Diellit  të investohet, dhe të përmisohen kushtet.

“Institucionet për ne shqiptarët nuk ekzistojn të jemi më korrekt. Kjo neve na dhemb pasi unë jam i këtij profesioni, më dhemb në shpirt. Kjo qendër nuk ështe as në Europë si Kodra e Diellit. Investime nuk ka që nga ish Jugosllavaia, ndërsa qendra e skijimit është tmerr.Unë jam profesor i sportit, jam ligjerues i lëndës së skijimit,  jam detyruar që në Berovec të shkojë me studentët për hirë të kushteve që janë tmerr.Tani erdha unë se më herët nuk kishe vend, veturat janë deri te guri të parkuara se nuk ka parkingje,  a thua nuk ka mundësi të bëhet kjo”.

“Kushtet për skijim sot nuk ishin të përshtatshme për shkak se nuk kishte borë. Ndërkohë nuk e pamë se  a a punojnë skiliftet. Ndryshim nuk ka aspak, parregullsia si gjithmonë”.-

Nga “Nisma të Shpëtojmë” Kodrën e Diellit, theksojnë se edhe përkundër takimeve dhe premtimeve që kanë pasur me qeverinë se në këtë qendër turistike do të investohet, një gjë e tillë nuk shihet. Ata kërkuan edhe një herë që ti merren kompetencat “Elem Tursit”.

“Edhe pse u premtua nga Elem Turs, gjendja në Kodrën e Diellit vazhdon të jetë e mjerueshme. Vizitorët çdo ditë përballen me problemet e infrastrukëtures, me parkingjet, por edhe me shtigjet e skijimit. Ne patëm disa takime, premtimet ishin që pasi të dalë studimet e fizibilitetit për Kodrën  e Diellit, atëherë “Elem Tursit” do i merret e drejta e menaxhimit, mirëpo kjo nuk mdodhi. Kërkesa jonë ështe një dhe e vetme që “Elem Turs” nuk ka kapacitet të menaxhoj me këtë qendër turistike dhe kjo është dëshmuar tani e sa vite. Kjo qendër turistike duhet të jepet me koncesion ndërkombëtar dhe të vijë ndonjë firmë që ka kapacitet për ta zhvilluar këtë qendër turistike” – tha Armend Luta nga nisma “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Teleferiku me 6 ulëse vazhdon edhe më tej të jetë jashtë përdorimit. Nuk dihen shkaqet se pse deri më tani nuk është në funksion. Ndërsa qytetarët presin që sa më shpejtë ky teleferik të  jetë në funksion dhe në shërbim të tyre. (Visar Sadiki, TVM2)