Spasovski, partitë të merren vesh për ligjin e Prokurorisë

19.01.2020 17:51

Kryemisnitri teknik, Oliver Spasovski...

Kryemisnitri teknik, Oliver Spasovski i ka ftuar partitë politike që të gjejnë zgjidhje për ligjin e Prokurorisë, pasi bëhet fjalë për çështje me interes të lartë për shtetin.

“Vlerësoj se secili nga subjektet politike duhet të jetë në krye të detyrës, që të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje me qëllim të realizimit të interesave nacionale anëtarësimin në NATO dhe BE” – tha Kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Maqedonia e Veriut është në pritje të ratifikimit nga ana e Spanjës të Protokollit për anëtarësim në NATO, ndërsa kryemisnitri Spasovski tha se pritet që kjo të ndodh së shpejti dhe vendi të bëhet anëtarja e 30 e aleancës.

Shekerinska: Në Spanjë së shpejti ratifikimi i protokolit për anëtarësim në NATO

Ndërkohë Minsitreja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pret që javën e ardhëshme të fillojë procedura parlamentare për ratifikimin e protokolit pasi ministrat në Spanjë tashmë i kanë dhënë deklaratat e tyre solemne.

“Proceset e ratifikimit në Spanjë nuk janë të shpejta, por ne duke i pasur parasysh prioritetin tonë –anëtarësimin tonë në NATO, presim mbështetje të fortë edhe nga institucionet spanjolle. Sigurisht që ky nuk është një proces që varet nga ne, por është një proces që ndihmon shtetin tonë të ndërtojë një të ardhme më të sigurt” – tha Ministreja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Shekerinska theksoi se qeveria do të presë ratifikimin nga Spanja për të filluar procesin e ratifikimin nga ana e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut. (Sedat Selimi, TVM2)