Mickovski, takimi me Zaevin i pa nevojshëm
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e sheh të arsyeshme të takohet me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev për të diskutuar rreth Ligjit për Prokurorinë Publike.
Sipas Mickoskit meqë grupet e ounës nuk kanë arritur ndonjë rezultatet prandaj takimi mes tij dhe Zaevit do të ishte vetëm formalitet. “Nuk kemi kurrfar dileme se duhet miratuar ligj evropjan, ligj reformues për prokurorinë publike por kjo që është propozuar tani nga LSDM, praktikisht paraqet ligj që duhet në të ardhmen ti mbrojë strukturave kriminale të LSDM-së e cila pas 12 prillit do të kalojnë në opozitë. Nëse duhet takohemi sa për të kaluar rradhën, unë nuk e kam për qëllim t’ia humb kohën Zaevit dhe as kohën e qytetarëve. Për këtë çështje janë grupet e punës, të cilat javën që vjen do të takohen dhe nëse i afrojnë qëndrimet, atëherë mund të flasim për diçka konkrete si takim liderësh” – tha KryetarI i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Zaev, takimi duhet të ndodhë javën e ardhëshme
Ndërkohë Zaev e ka përsëritur ftesën për takim me Mickoskin, ndërsa shfaqi shpresë se grupet e punës do të jpin sinjal nëse ka afrim qëndrimesh, që takimi I liderëve të realizohet javën që vjen.
“Nëse takohemi, duhet të takoheimi këtë javë sepse më pas vijnë procedurat parlamentare, komisionet, seanca plenare e të ngjashme. Fundja nuk është vetëm Mickoski dhe Zaevi që duhet të merren vesh, janë edhe liderët e partive tjera politike dhe grupi i pavarur parlamentar është shumë i rëndësishëm, që të munden të gjith të japin sugjerimet e tyre për një zgjidhje të këtillë të rëndësishme strukturore” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Çështja e miratimit të ligjit të prokurorisë u riaktualizua me kërkesë të euro komisarit për zgjerim Oliver Varhejli, i cili gjatë qëndrimit në Shkup porositi se do të ishte mirë që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi do të ndikonte pozitivish për të bindur vendet e BE-së që vendi të marr datën për fillimin e bisedimeve. (Flutura Latifi, TVM2)
