Voker, formoni qeverinë e re jepni pushim presidentit

19.01.2020 18:36

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, Villiam Voker....

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, Villiam Voker, ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë e re.

Këtë Voker e ka theksuar pas takimit me presidentin e Kosovës, me çrast  në mesin e arsyeve për të furmuar qeverinë ka theksuar edhe atë për ti dhënë një pushim Presidentit Thaçi.

“Mendoj se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re – keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar Qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur. Jepni këtij njeriu një pushim (Presidentit Thaçi) – ai tani është i thinjur” – ka thënë Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Villiam Voker.

Thaçi, Kurti të pranojë ose refuzojë nominimin

Ndërsa presidenti Thaçi ka përsëritur thirrjen ndaj kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti rreth marjes së mandatit ose ta refuzojë atë.

“E kam nënshkruar atë dit nominimin për zotin kurti si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Aj nominim është ende në tavolinën e punës tikme  Shprtesoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë nominimin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin” – është shprehur Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë Vetëvendosje dhe LDK ia kanë dhënë njëra tjetrës ofertat e fundit dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre. Derisa LDK insiston të marr postin e kryeparlamentarit, Vetëvendosje thot se nuk ka ndërmend të shkarkojë nga ky post Glauk Konjufcën dhe i ofron LDK-së një post minsitri më shumë. (Flutura Latifi, TVM2)