Maqedoni
Mot i kthjellët me erë veriore, temperaturat e mëngjesit nën zero
20.01.2020 09:03
Prej sot gjatë ditëve në vijim pason mot i qëndrueshëm me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior....

Temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero, ndërsa brenda ditës temperaturat do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.
Për sot, sinoptikët paralajmërojnë mot të qëndrueshëm me temperatura minimale prej – 10 deri në -2, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
Më së ftohti, sipas paralajmërimeve, do të jetë Mavrova dhe Berova ku priten temperaturat e mëngjesit të jenë -6 gradë, ndërsa më së nxehti në Gjevgjeli.
Mot të ngjashëm do të ketë deri në fund të javës. Më së nxehti do të jetë të martën kur temperatura e ditës sipas paralajmërimeve do të jetë deri në 13 gradë.
