Botë

Berlin, Samiti i Libisë thirrje që palët të ndalin armiqësitë

20.01.2020 09:30

Me aktorët kryesorë në luftën civile të Libisë në Berlin, Gjermania shpreson të frenojë...

Me aktorët kryesorë në luftën civile të Libisë në Berlin, Gjermania shpreson të frenojë ndërhyrjen e huaj në konflikt, si dhe të forcojë armëpushimin. Palët po diskutojnë një sërë çështjesh, ndërsa projekti i komunikatës përfundimtare u bën thirrje vendeve të huaja të “përmbahen e të mos ndërhyjnë” në konflikt, të rifillojnë bisedimet për një armëpushim më konkret, si dhe të ndërmarrin hapa drejt rifillimit të një procesi politik për të arritur paqen në rajon.
 
Projekti i komunikatës përmban 55 pika, për të cilat palët po përpiqen të bien dakord në bisedime. Projekt-komunikata bën thirrje më tej edhe që të gjitha palët t’u japin fund akteve armiqësore kundër objekteve të naftës në Libi. Thirrja erdhi pas forcave aleate të Haftarit. Para udhëtimit për në Berlin, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se shpresonte se bisedimet në Berlin do të ndihmonin në forcimin e armëpushimit të brishtë në Libi.