Maqedoni

Gjykata Penale, vazhdon seanca për “TNT”-në

20.01.2020 11:52

Në Gjykatën Penale në Shkup mbahet seancë e re për rrënimin e kompleksit “Kosmos”....

Në Gjykatën Penale në Shkup mbahet seancë e re për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, pasi seanca e kaluar u anulua për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit, Toni Trajkovski.
 
Elaborim për gjendjen shëndetësore të Trajkovskit duhet të japë mjekja, e cila ka dhënë vërtetim se i akuzuari nuk është në gjendje t’i ndjekë seancat. Në seancën e kaluar, avokati i të akuzuarit Toni Trajkovski, Jovica Strashevski, reagoi se klienti i tij është me terapi dhe se nuk është në gjendje të marrë pjesë në seancat gjyqësore.
 
Prokurori, Burim Rustemi, për shkak të rrethanave të tilla, kërkoi që procedura të ndahet për Toni Trajkovskin, ndërsa mbrojtja reagoi se nuk mund të udhëhiqet procedurë kundër nxitësve me veçimin e procedurës për të akuzuarin, njëherit autor i veprës. Seanca e parë për gjykimin për “TNT” u mbajt më 24 janar të vitit 2018, por për shkak të skadimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të Këshillit Gjykues, procesi u kthye nga fillimi.