Botë
Prishtinë - Qeveria e re. LV propozon Kurtin si mandatar
20.01.2020 12:11
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës....

Ky vendim vjen pas disa kërkesa që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ia ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit për kryeministër. Në momentin që Thaçi pranon propozimin dhe e dekreton atë, e që e gjithë kjo pritet të ndodhë brenda ditës së sotme, rrjedh afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.
Propozimi është bërë nga sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu ky veprim vjen në momentin kur është paralajmëruar edhe mundësia e dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga kryeparlamentari, pozicion ky i kërkuar nga LDK-ja në negociatat për formimin e koalicionit.
