Botë

Londër, imigracioni i pakualifikuar, Johnson gati për kufizimet e reja

20.01.2020 12:42

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është i gatshëm të vendosë kufizime....

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është i gatshëm të vendosë kufizime të reja për imigrantët e pakualifikuar për të hyrë në Britaninë e Madhe nga 1 janari 2021 dhe kjo pas përfundimit të periudhës së transicionit për Brexit, njoftoi gazeta britanike “The Telegraph”.
 
Sipas saj, plani radikal i hartuar nga bashkëpunëtorët e kryeministrit, parashikon afrimin me dy vite të projekteve për imigracionin, çka eliminon rregullat e vendosura nga ish-kryeministrja, Theresa May, që bënin fjalë për vitin 2023. Sipas gazetës, propozimi duhet të paraqitet në Këshillin e Ministrave këtë javë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel, anëtare i këtij plani të ri për imigracionin në Britaninë e Madhe.