Ekonomi

Lirohen dizeli dhe vaji ekstra i lehtë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshueshëm

20.01.2020 13:58

Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë...

Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshueshëm,. vendosi Komisioni rregullator për energjetikë.
 
Çmimi i ri i Dizelit do të jetë 61 denarë për një litër, i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 50 denarë për litër. Eurosuper BS 95 do të shitet edhe këtë javë me çmim prej 68 denarëve për litër dhe Eurosuper BS – 98 për 70 denarë për litër.
 
Çmimi i mazutit me pakicë ulet për 2,539 denarë për kilogram dhe do të jetë 37,885 denarë.
 
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditëshe shënojnë ulje tek benzina, mesatarisht për rreth 0,56 për qind, tek dizeli ulje mesatarisht për rreth 4,79 për qind për rreth 4,81 për qind dhe tek mazuti ulje mesatarisht për rreth 7,82 për qind.
 
Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar shtatëditëshe ishte 55,2594 denarë për dollar dhe është për 0,43 për qind më i lartë se kursi i dollarit sipas të cilit u formuan çmimet me përllogaritje paraprake./Mia