Futboll

Champions League, ja rezultatet e mbrëmjes

01.10.2014 15:46

Bayern Munchen ka arritur një tjetër fitore në Champions League duke mundur CSKA në Moskë me rezultatin 1 – 0...

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Muller në mesin e pjesës së parë. Ndeshja është zhvilluar në një stadium të boshatisur pasi fusha e CSKA është e dënuar për shkak të sjelljes raciste të tifozëve të saj.
Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Manchester City dhe Roma kanë barazuar 1 – 1.
 
Ekipi italian është shpëtuar nga kapiteni Totti, i cili i ka dhënë 1 pikë ekipit të tij. Bayern-i është lider i grupit me 6 pikë, e dyta Roma me 4 pikë, City ka 1 pikë kurse CSKA është pa pike.
 
Në Grupin F, Paris Saint Germain ka mundur Barcelonwn me rezultatin 3 – 2. Ekipi katalanas ka patur shumë probleme në mbrojtje, ndërsa për francezwt nuk luante lojtari më i mirë Ibrahimovic, i cili është i dëmtuar. Në sfidën tjetër Ajax ka barazuar 1 – 1 me APOELin në Nikosi. PSG është lider me 6 pikë, Barcelona e dyta me 3 pikë, Ajaxi i treti me 2 pikë dhe Apoeli i fundit me 1 pikë. 
 
Chelsea ka arritur fitoren e parë në këtë sezon të Champions duke mundur Sporting me rezultatin 1 – 0 në takimin e zhvilluar në Lisbonë. Maribor I Agim Ibrahimit ka befasuar duke marrë një barazim 1 – 1 në fushën e Schalke.
 
Grupi G kryesohet nga Chelsea. Chelsea është lider me 4 pikë, Maribori dhe Schalke ndajnë pozitat dy dhe tre me 2 pikë, kurse i fundit është Sportingu me 1 pikë. 
 
BATE Borisov ka marrë fitoren e parë. Ekipi bjellorus ka mundur Athletic Bilbao me rezultatin 2 – 1. Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Porto ka barazuar 2 – 2 Shakhtar Donetsk në çastet e fundit. Në krye të Grupit H është Porto.