Rasti “TNT” shtyhet për më 6 shkurt, mjekja arsyeton mungesën e Trajkovskit
Seanca gjyqësore për rastin “TNT” edhe sot nuk filloi.....

Seanca gjyqësore për rastin “TNT” edhe sot nuk filloi. Seanca u shty për 6 shkurt, pasi që i akuzuar, Toni Trajkovski, sërish nuk u paraqit në gjykatë. Vendimi u soll pas konsultave mes gjykatësit Stavrev dhe mjekes së të akuzuarit, Toni Trajkovski, e cila sot ishte e thirrur që të sqarojë përse ish kreu i komunës së Gazi Babës nuk është në gjendje të vijë në seancat e caktuara për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, të biznesmenit, Fijat Canovski.
“Doktoresha erdhi në seancë të mbyllur, tha arsyen dhe shpjegoi diagnozën, nuk do të doja ta komentoj. Megjithatë tha se është çështje kohe dhe shpreson në përmirësimin e situatës brenda 10-15 ditëve të ardhshme",- tha avokati, Jovica Strashevski.
Në vitin 2016, Prokuroria Speciale ngriti akuzë kundër Gruevskit, Mile Janakieskit, kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovskit, për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit “Kosmos” për arsye politike. (Sanije Duraku, TVM2)
