Paralajmërimi për shfuqizimin e Marrëveshja së Prespës nga VMRO, Zaev: Kthesë radikale me pasoja fatale
Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës i paralajmëruar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski...

Shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës i paralajmëruar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, paraqet një kthesë radikale dhe me pasoja fatale, si për shoqërinë, rajonin, por edhe në rrafshin e politikës së jashtme të vendit.
Zaev në pres konferencë theksoi se Mickovski nuk do të ketë shans të zhbëjë Marrëveshjes e Prespës, sepse, sipas tij, VMRO-DPMNE nuk mund të dalë fituese në zgjedhje dhe aq më tepër të mbledh 2/3 e votave për ndryshime ligjore.
Por, sidoqoftë Zaev tha se ndjehet i detyruar t'ju sqarojë qytetarëve se cilat janë pasojat nga një paralajmërim i tillë nga oponenti i tij politik, Mickovski.
“A e din VMRO-DPMNE dhe Mickovski me të vërtetë se çka mund të ndodh nëse shfuqizohet Marrëveshja e Prespës, për të cilën u realizuan më shumë se 20 vite bisedime? Do të na kthente në IRJM, emër me të cilin emëroheshim në planin ndërkombëtar në llogari të emrit kushtetues. Kjo do të thoshte shfuqizim të anëtarësimit në NATO, humbje të perspektivës evropiane, humbje të investimeve prej miliardave dhe shkatërrim të së ardhmes së të rinjve. Pa Marrëveshje të Prespës do të dobësohej apo do të humbej përkrahja e partnerëve tanë strategjikë. Do të ketë humbje ekonomike, por edhe bllokada të reja nga Greqia, destabilitet të ri të brendshëm dhe rreziqe të reja në baza të ndryshme si dhe rritje të përgjithshme për destabilitet rajonal.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Misajllovski: Do të revidojmë nëse fitojmë 2/3 e votave
Por, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe në shansin e parë politik kjo parti do të mundohet ta revidentojë marrëveshjen në fjalë.
“Po, VMRO do të mundohet të revidentojë Marrëveshjen e Prespës nëse siguron 2/3 e votave. Marrëveshja është e dëmshme dhe do të jetë e dëmshme, sepse sulmon në identitetin dhe Maqedoninë. Nëse qytetarët na e japin shansin, ne do të provojmë ta revidojmë. Nuk kërcënojmë askënd, duam të kemi miq, por kuptohet se nuk duhet të turpërohemi nga ajo që jemi. Jemi maqedonas dhe do mbetemi maqedonas.”,- u shpreh Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
Nëse VMRO-DPMNE vjen në pushtet, do të korrigjojë të gjitha gabimet dhe krimet që ka bërë LSDM-ja, thonë nga opozita maqedonase. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
