Futboll

Champions league, sot në fushë ndeshjet e grupi A, B, C DHE D

01.10.2014 15:48

Atletico Madrid do të presë Juventusin në “Vicente Calderon” në sfidën e javës së dytë të UEFA Champions League. Një përballje mes ekipit kampion të Spanjës ndaj atij të Italisë...

Atletico pas humbjes në takimin e parë me Olympiakosin kërkon me ngulm fitoren e parë dhe me një kundërshtar që nuk njeh barazimin e jo humbjen.
 
Në sfidën tjetër të Grupit A, Malmo do të luajë me Olympiakosin. Në Grupin B, Liverpool do të luajë në fushën e Basel ku aktivizohen futbollistët e Kombëtares Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi.
 
Real Madridi pritet ta ketë punë më të lehtë ndaj Ludogoretsit, të paktën në letër. Në Grupin C, Bayer Leverkusen dhe Benfica do të sfidohen për pikët e para në këtë sezon.
 
Në Grupin D, Anderleht i drejtuar nga Besnik Hasi do të përpiqet të marrë pikë edhe me Borussia Dortmund. Ndërsa në sfidën e fundit Arsenali do të luajë në Londër me Galatasarajin e cila llogaritet edhe si kryendeshja e grupit D.
 
Cesare Prandelli pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë shqiptarin nga Tetova Blerim Xhemaili, ndërsa sulmin ia ka besuar dyshes Pandev-Burak.
 
Ndeshja starton në ora 20.45 dhe pritet të ndiqet edhe nga disa mijëra tifozë turq që kanë udhëtuar me skuadrën drejt Londrës. 
 
Këtë supertakim do ta ndiqni direkt në ekranin e Televizionit TVM2.