Fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor

21.01.2020 09:45

Pas pushimit tre javorë të dimrit....

Pas pushimit tre javorë të dimrit, nxënësit sot u kthehen bankave shkollore në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020.

Mësimin do vazhdojnë ta ndjekin 270 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve rreth 20.000 filloristë.

Ndërkohë, mësimdhënësit do të vazhdojnë të punojnë me paga më të larta nga janari për 10 për qind, në pajtim me marrëveshjen e arritur mes sindikatës (SASHK) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.