Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor
Një këmbësorë ka marrë lëndime më të rënda trupore...

Një këmbësorë ka marrë lëndime më të rënda trupore, teksa 5 persona të tjerë kanë përfunduar me lëndime më të lehta në 5 prej gjithsej 10 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Në 5 aksidente trafiku është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia ka përjashtuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, një shoferë para se të pajiset me patentë shoferi dhe katër automjete të pa regjistruara.
Me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 55 automjete.
Janë dënuar edhe 15 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë dhe dy shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe.
