Sportet e Tjera

Suzuki rikthehet në Moto GP

01.10.2014 15:53

Me një komunikatë në faqen e saj zyrtare, MotoGP lajmëroi rikthimin e Suzukit, duke nisur nga sezoni 2015...

Lajmi pritej, por tani erdhi dhe zyrtarizimi. Me një komunikatë në faqen e saj zyrtare, MotoGP lajmëroi rikthimin e Suzukit, duke nisur nga sezoni 2015, lajm që u konfirmua në profilin e tij në tëitter edhe nga Davide Brio, menaxheri i shtëpisë japoneze të motorave, ku ndër të tjera komunikoi se pilotët e motorit GSX-RR do të jenë Aleix Espargaro dhe Maverick Vinales.
 
Cicërima entuziaste erdhën edhe nga të dy pilotët.
 
Vinales u shpreh në këtë mënyrë në profilin e tij, “Vitin e ardhshëm do të jem në Moto GP, ëndrra ime u bë realitet”, ndërsa Espargaro u shpreh se ëshët shumë i lumtur që do të garojë me Suzukin vitin e ardhshëm dhe ndihet shumë i motivuar për aventurën e re.
 
Botërori i fundit me Suzukin protagonist ishte ai i 2011, kur në Hamamatsu vendosën të tërhiqen për të zhvilluar një motor kompetitiv në nivelet më të larta, për t’u rikthyer me ambiciet maksimale.
 
Suzuki që pak ditë më parë bëri testet në Muggelo me Randy de Puniet por ju desh t’i ndërpriste për shkak të rrëzimit me 240 km në orë të pilotit francez, mund të shfrytëzojë një ëild card ose një pjesëmarrje jashtë programit edhe në garën e fundit të botërorit aktual, në Cmimin e Madh të Valencias.