Maqedoni

LSDM: Me kundërshtimin e Marrëveshjes së Prespës, VMRO po rrezikon integrimin në NATO dhe në BE

21.01.2020 16:43

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se me qëndrimet e saj kundër Marrëveshjes së Prespës...

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se me qëndrimet e saj kundër Marrëveshjes së Prespës po kërcënon anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe po rrezikon integrimin në BE. Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, pyet VMRO-në se pse janë kaq kundër Marrëveshjes së Prespës, e cila u hapi rrugë proceseve integruese të vendit.
 
“Ulësja në NATO e cila na pret është ulëse për Maqedoninë e Veriut, vendi i 30 i Aleancës, të Aleancës më të fuqishme në botë. Pa Marrëveshjen e Prespës kjo ulëse e jona në NATO nuk do të ishte e mundur.”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
 
VMRO: Nëse marrim dy të tretat, anulojmë Marrëveshjen
 
Por, nga VMRO-DPMNE kanë përsëritur qëndrimin se nëse në zgjedhje fitojnë shumicën prej dy të tretave të deputetëve, do të rishqyrtojnë Marrëveshjen e Prespës.
 
“Këto akuza nga ana e LSDM-së janë vetëm rezultat i frikës që mbretëron në LSDM se do të humbin pushtetin. Ende e kemi qëndrimin e njëjtë se nëse në zgjedhje ftojmë shumicën e dy të tretave, do të ndryshojmë Marrëveshjen e Prespës, nëse jo, do ta vendosim Maqedoninë në binarët e shpejtë, në integrim në BE dhe NATO dhe ndryshimin e çështjeve brenda.",- u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga LSDM theksojnë se duke shfuqizuar Marrëveshjen e Prespës, opozita do ta kthente vendin 25 vite mbrapa dhe do të shkatërronte të ardhmen e qytetarëve.
 
SANIJE DURAKU