Maqedoni
Vazhdojnë bisedimet për Ligjin për PP-në, Kostadinov: VMRO bën obstruksion
21.01.2020 17:42
LSDM dhe VMRO-DPMNE assesi të dakordohen rreth propozim ligjit për Prokurori Publike.....

Edhe pse bisedimet vazhdojnë, palët vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën si frenuese. Sipas LSDM-së, opozita e pengon miratimin për të mbrojtur ish zyrtarët e inkriminuar gjatë qeverisjes së Gruevskit, ndërkaq, kjo e fundit thotë se LSDM po harton ligj sipas nevojave të veta për të mbrojtur zyrtarët e saj të inkriminuar gjatë këtij mandati. Brukseli kërkon që kjo çështje të zgjidhet brenda këtij mandati.
“Me ligjin e ri për Prokurori Publike praktikisht vëmë në funksion shtetin ligjore dhe ndihmojmë sundimin ligjit në shtetin tonë. Ju si media dhe opinioni përmes jush pati mundësisë të sheh se si VMRO DPMNE si parti joserioze bënte obstruime serioze me qëllimin përfundimtar, mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve në radhët e saj.”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Arsovski: Mosmiratimi i ligjeve, në kurriz të qeverisë
“Sot ka takim në të cilin nuk e di se çfarë do të bisedohet dhe çfarë do të vijnë në përfundim. Të presim të përfundojë takimi. Të gjithë dështimet janë në llogari të qeverisë. Korrupsioni, skandalet dhe mosmiratimi i ligjeve reformuese në gjyqësi dhe administratë janë në kurriz të LSDM-së dhe qeverisë.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë, njoftoi se gjatë vitit të kaluar ka hartuar tre propozime të Ligjit për Prokurori Publike, duke kërkuar të sigurojë një shumicë prej dy të tretave të votave. Versioni i fundit, u lëshua në dhjetor vitin e kaluar dhe ky version është objekt diskutimi me opozitën.
Në procedurë kuvendore ende është versioni i dytë i ligjit, ndaj të cilit opozita ka parashtruar amendamente dhe ky version do të tërhiqet kur të sigurohen tetëdhjetë vota për miratimin e një teksti të ri mbi Ligjin për prokurorinë publike. Në versionin e tretë është akceptuar situata e sapo krijuar me transferimin e çështjeve të PSP-së në Prokurorinë Publike për ndjekjen e Krimit dhe korrupsionit të organizuar, e cila parashihet të marrë kompetencat e PSP-së.
SHPËTIM NUREDINI
