Maqedoni
Klinika Infektive në Shkup, 12 të hospitalizuar nga gripi
21.01.2020 17:56
Në Klinikën Infektive në Shkup janë të hospitalizuar 12 persona të prekur nga gripi....

Së fundmi janë hospitalizuar katër persona me komplikime serioze. Njëri nga katër rastet raportohet se është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Mbrëmjen e kaluar është pranuar një pacient në gjendje shumë të rëndë me sëmundje të mushkërive dhe është nën kujdes intensiv. Gjatë javës së kaluar në Klinikën Infektive janë kontrolluar 30 pacientë, ndërsa gjatë ditës së sotme dhe natës së mbrëmshme katër pacientë të tjerë, për të cilët priten rezultatet të shihet nëse bëhet fjalë për grip”,- njoftojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup.
Gjatë sezonit dimëror 2019-202, numri i rasteve me grip dhe sëmundjeve tjera të ngjashme me gripin është 1618 në tërë vendin. Por, mjekët alarmojnë se fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë shkollor rrit rrezikun e përhapjes së gripit. Një nga mundësitë për mbrojtje nga gripi është vaksinimi. Sipas autoriteteve shëndetësore gjithsej 27,067 persona janë imunizuar me vaksinat pa pagesë, sa rreth 15,000 persona kanë paguar vaksinimin.
REJHANE BUSHI METAJ
