Maqedoni

“Megjashi”: Deputetët nuk janë aktivë për të drejtat e fëmijëve

21.01.2020 18:09

Deputetët janë shumë pasiv kur bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve, ata vetëm deklarativisht angazhohen në këtë drejtim.....

Në Kuvend zhvillohen diskutime vetëm për të drejtat e tyre themelore, por pa asnjë propozim konkret, vërejtje dhe vendime, ankohen nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi”.     
                                    
“Nga përbërja e ardhshme parlamentare, presim që ta ndryshojë qasjen e këtillë ndaj çështjeve për të drejtat e fëmijëve, të bashkëpunohet me sektorin qytetar nga i cili mund të fitojmë mbështetje dhe ndihmë për hartimin e vendimeve. Është e nevojshme  një vetëiniciativë më e madhe e deputetëve, sepse nga ajo që ata miratojnë si zgjidhje ligjore varet si do të bëhet realizimi i këtyre të drejtave. Nuk ka asnjë përparim edhe përkundër thirrjeve tona  disavjeçare ndaj deputetëve, që të jenë më aktivë, të propozojnë dhe miratojnë vendime me të cilat do t’i avancojnë të drejtat e fëmijëve.”,- tha Dragi Zmijanac nga Ambasada E Fëmijëve “Megjashi”.
 
Këto ishin disa nga porositë e “Megjashit” në raportin për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e kuvendit. Ata presin që partitë politike të ndërmarrin masa për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve në programet e tyre parazgjedhore. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU