Maqedoni
Shilegov shkarkoi drejtorin e Deponisë “Drislla”
21.01.2020 18:39
Kryetari i Qytetit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e ka shkarkuar drejtorin e Deponisë “Drislla”, Igor Angellov....

Kryetari i Qytetit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e ka shkarkuar drejtorin e Deponisë “Drislla”, Igor Angellov, dhe në vend të tij e ka emëruar Kosta Naçevskin si ushtrues detyre. Shilegov paralajmëroi se do të inspektohet puna 9 vjeçare e kompanisë “Drislla”.
“Qyteti i Shkupit ka sektor për kontroll të brendshëm. Do të bëjmë revizionin e gjithë punës së tij dhe sigurisht që do të përcjellim çdo njohuri të rëndësishme që do të zbulojmë. Unë siç apelova, tek të gjitha institucionet shtetërore dhe shoqëritë civile, të jenë pjesë e procesit të mbledhjes së të dhënave dhe bashkërisht të ndërmarrim masa”, - deklaroi Shilegov.
Ish-drejtori, Igor Angellov, paralajmëron se së shpejti do të dalë me qëndrimin për të gjitha dyshimet e ngritura ndaj tij. Angellov u referohet partnerëve të tij italianë, të cilët kanë në pronësi kompaninë për menaxhimin e mbeturinave “Blatsion”, për të cilën Prokuroria e Bullgarisë ka ngritur hetimet nën dyshimin se ka importuar mbetje helmuese nga Italia për në Bullgari, për t’i përdorur si derivate djegëse në Termocentralin e qytetit Varna.
Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor thanë se dy kontrollet e fundit në “Drislla” i kanë bërë në muajin nëntor, në të cilat nuk ka pasur gjetje të mbeturinave të importuara apo shkelje të tjera. Kurse, nga Ministria e Ekologjisë thonë se nuk kanë dhënë asnjë leje për import të mbeturinave në deponi.
