Maqedoni

Lëvizja Besa: Gjysmëvjetori i ri nisi me probleme të vjetra

21.01.2020 18:59

“Gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend nisi me problemet e vjetra”....

“Gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend nisi me problemet e vjetra”, kanë deklaruar nga Lëvizja Besa, nga e cila për këtë e kanë bërë fajtore qeverinë. 
 
"Të nderuar përfaqësues të mediave Të nderuar qytetarë. Sot, fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor dhe fatkeqësisht po e nisim me problemet evjetra. Kjo qeveri, në vend të krijimit të kushteve për reforma në arsim, po vazhdonme avazin e qeverisë së vjetër, ku akoma ballafaqohemi me mungesë të objekteve, teksteve shkollore dhe politizim të skajshëm të arsimit, madje duke i shkelur edhe ligjet që kanë të bëjnë me fushën e arsimit. Ne po ju përmendim vetëm disa prej tyre: -Ligji për arsim fillor shkelet, kur fëmijët shqiptarë mbeten pa shkollim në gjuhën shqipe,. Në mënyrë të jashtëligjëshme formojnë paralelet me mësim  në gjuhën shqipe duke tejkaluar numrin ligjor prej 34 nxënësve. Në mënyrë të jashtëligjshme, emërohen dhe shkarkohen drejtorët e shkollave. Në mënyrë të jashtëligjshme lidhet kontratë prej 5 milion euro për libra shkollorë, që besojm se për opinjonin është e njohur, e cila nuk I dha rezultatet e pritura, sepse në shumë shkolla filloredhe të mesme nxënësit mësojnë me libra të vjetër të dëmtuar ose nuk kanë libra fare. Në mënyrë të jashtëligjshme nxënësit përdorin librat shkollor nga viti 2011" , tha Shenasi Xheladini nga Lëvizja Besa.