Maqedoni
Njëmbëdhjetë të lënduar në shtatë aksidente trafiku në Shkup
22.01.2020 10:34
Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë prej gjithsej 14 aksidenteve të trafikut...

Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë prej gjithsej 14 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.
Sipas SPB Shkup, policia e trafikut ka përjashtuar një shofer i cili ka qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer para se të pajiset me patentë shoferi dhe një automjet i paregjistruar.
Për parkim jo të drejtë është dhënë një gjobë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 56 automjete.
Është gjobitur edhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe./Mia
