Jens Stoltenberg, sekretari i ri i NATO-s merr detyrën
Jens Stoltenberg, është sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s...

Ai pason në këtë detyrë Anders Fog Rasmusen, i cili drejtoi aleancën për 5 vjet e dy muaj. Stoltenber, u votua në krye të NATO-s nga përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare në mars të këtij viti.
55 vjeçari e mori detyrën në kulmin e tensioneve në lindje të Ukrainës, ku aleanca ka rritur praninë e trupave të saj në shtetet e Evropës Juglindore.
Stoltenberg, ka një karrierë të gjatë në politikë. Në vitet 2000, Stoltenbergu u zgjodh kryeministër i Norvegjisë, por mandati i tij zgjati vetëm një vit për shkak të rotacionit politik.
Më pas garoi dhe fitoi postin e kryetarit në partinë “Laburistë norvegjeze” dhe në vitin 2005 kjo parti merr pushtetit me Stoltenbergun kryeministër.
Për tetë vjet në krye të shtetit norvegjez, 55 vjeçari spikati për reformat në sistemin e mbrojtjes.
Ai e kthehu Norvegjinë në një nga shtetet me buxhetin më të madh për mbrojtje. Gjatë drejtimit të qeverisë, Stoltenbergu i ka bërë vazhdimisht aleancës që të fokusohet në çështjet e sigurisë në kufi me shtetet aleate.
FARIJE DAUTI-BAKIU
